Rama uron Abazovic: I lumtur që Ballkani ka 3 kryeministra shqiptarë

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Dritan Abazovic, për postin e ri si kryeministër i Malit të Zi, shkruan IndeksOnline.
Ai u shpreh i lumtur për Abazovic.
Rama tha se “Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë”.
Abazovic është kryeministri i parë shqiptar.
“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍 Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë😊 Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë🙏❤️”./IndeksOnline/