75 Mall Live Search
07:44 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / H F

Rama uron Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë, nuk merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një fotoalbumi nga vizita e një dite më parë, ka uruar Kosovën ne 18-vjetorin e pavarësisë.

Ai teksa uroi, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet sot.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.