75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

Rama uron Kosovën për vizat: Më në fund BE po e heq nga vetja njollën e turpit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën pasi Këshilli i Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!

Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkruan ai./Indeksonline/