75 Mall Live Search
19:00 / E Hënë, 24 Prill 2023 / LB

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot më 24 prill, e feston ditëlindjen e 55-të.

Kjo është ditëlindja e tretë e Thaçit, që e gjen atë larg gjirit familjar, duke u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale, ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj tij.

E këtë ditë, ai mori një urim të veçantë nga miku i tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Edhe 100 komandant!”, e uroi Rama Thaçin.