Rama uron VV-LDK-në:Uroj të kemi bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Rama uroj që të ketë një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët në dy anët e kufirit, transmeton Indeksonline.
Rama tha se mezi pret që të shtrohet tryeza e çështjeve të lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Positmi i plotë:
Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë