Rama: Vebi Mujku, vlerë e shtuar për LDK-në dhe politikat sociale në Kosovë
Vebi Mujku është vlerë e shtuar për LDK-në dhe politikat sociale në Kosovë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për kandidatin për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vebi Mujku.
Sipas Ramës, puna e tij shumëvjeçare ka qenë gjithmonë në shërbim të njerëzve, me ndjeshmëri, profesionalizëm dhe vizion të qartë për drejtësi sociale.
Postimi i plotë:
Vebi Mujku është pa asnjë dyshim një nga njohësit më të spikatur të politikave sociale, me përvojë të gjatë, të dëshmuar dhe përkushtim të rrallë në fushën e shërbimeve sociale.
Puna e tij shumëvjeçare ka qenë gjithmonë në shërbim të njerëzve, me ndjeshmëri, profesionalizëm dhe vizion të qartë për drejtësi sociale.
Ai përfaqëson vlerë të shtuar të jashtëzakonshme për listën e LDK-së, për Kuvendin dhe për shoqërinë e Kosovës në tërësi. Me dijen, integritetin dhe idetë e tij të avancuara, Vebiu sjell një qasje të re dhe të guximshme, duke i çuar politikat sociale në një nivel krejt tjetër, më njerëzore, më të drejta dhe më afër qytetarëve se kurrë më parë.
Suksese Vebi!
Të priftë e mbara në këtë rrugëtim të rëndësishëm!/Indeksonline/

