Rama: Veliaj po mbahet në burg pa gjyq
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Erion Veliaj, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, është duke u mbajtur në burg pa gjyq.
Sipas Top Channel, Rama, derisa ishte në një takim me qytetarët e njësisë 5 në Tiranë, ka folur për buxhetin e bashkisë dhe Veliajn, duke u shprehur se ai është i pafajshëm deri kur gjykata e nxjerr fajtor.
“Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet t’i bënte kryetari i bashkisë, i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për t’u futur në qeli si i paraburgosur, gjë që ndodh normalisht vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm. Unë e thashë, kjo është disproporcionale. Kush duhet hetuar, duhet hetuar, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor, është i pafajshëm.”
“Nëse njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohet, të gjithë hienat politike i bëjnë gjyqin, ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik, pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryejë detyrën, ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë. Ne menduam me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin, tjetër për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj, që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm, pavarësisht se i kundërmët tonin”, tha Rama.
Ai ka theksuar se e mbështesin Bashkinë e Tiranës që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe se menduan Ogerta Manastirliun si drejtuesen politike të qarkut.

