13:55 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / L K

Rama viziton NPB-në: Është shembull i suksesit në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Ndërmarrjen Publike Banesore.

Rama e ka quajtur ndërmarrjen publike si shembull të suksesit në kryeqytet.

“NPB, Ndërmarrja Publike Banesore: Shembull i Suksesit në Kryeqytet.
Me një përkushtim të pamohueshëm, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore arritën një rezultat të shkëlqyer gjatë vitit 2023.
Sot gjatë vizitës në Ndërmarrje, kryeshefi ekzekutiv, Artan Berisha, na tregoi për një rritje të të hyrave prej 88%, një sukses i madh në krahasim me vitin 2022.
Në bashkëpunim me NPB-në, gjatë këtij viti u renovuan 10 objekte të Qendrave të Mjekësisë Familjare, 6 Institucione Arsimore, Shkolla e Çerdhe, dhe shumë objekte kolektive në Prishtinë.
Në vitin 2024 na presin super projekte” shkruan Rama në njoftim.