75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / Z S

Rama viziton përfituesit e serrave: Dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot përfituesit e serrave.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës.

Në njoftimin e komunës thuhet se këto serra janë shpërndarë si subvencione në formë të grantit për fermerët e kryeqytetit dhe se kjo është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor.

“Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Kryeqytetit, duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë sonë lokale një nxitje të re.Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimi është bërë e ditur se Furnizimi dhe Montimi i Serrave është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor./Indeksonline/