08:49 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rama, Vuçiq dhe Zaev në Novi Sad, diskutohet lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve midis tri vendeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Takimi do të zhvillohet në Novi Sad në Pavijonin e Oficerëve të Kalasë së ‘Petrovardit’.

Vuçiq ndryshe ka njoftuar se bashkë me kryeministrat Rama dhe Zaev do të diskutojë për heqjen e barrierave të lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve midis tri vendeve, të ashtuquajturës ‘Shengen i Vogël’, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi kuptuar se jemi individualisht të vegjël dhe të dobët, por nëse bashkohemi në lidhje me liritë ekonomike, nëse dalim si bllok për në Bashkimin Evropian, besoj që forca jonë do të jetë në mënyrë të pakrahasueshme më e madhe. Ne duam të lidhemi më ekonomikisht, duke rritur kështu në mënyrë dramatike nivelin e investimeve, një mjedis i tillë ku do të kishim liri të plotë të lëvizjes, trafikun dhe shërbimet dhe kjo do të nga ngriste të gjithëve dhe për këtë kam hasur në hapjen e plotë të Ramës dhe Zaev-it”, tha Vuçiq./Indeksonline/