75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 01 Prill 2021 / AR

Rama zbulon SMS-në e Kurtit: Më kërkoi vaksina për mësuesit, ja përgjigjja që i dhashë!

Kryeministri i Shqipërisa, Edi Rama ka zbuluar mesazhin që i dërgoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vaksinimin kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Rama tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vijojë të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve.

Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit.

Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i zbuloi këto gjatë një takimi elektoral nga Rrogozhina./Indeksonline/