Rama: Zëri juaj ka peshë, mbështesni LDK dhe Lumir Abdixhikun
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar në zgjedhjet e nesërme, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e Kosovës.
Në një mesazh drejtuar publikut, Rama ka ftuar qytetarët të mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
Statusi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën tonë.
Ju ftoj që të dilni masivisht për të votuar,për të votuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Lumir Abdixhikun.
LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia e vlerave,
e dijes, e përgjegjësisë dhe e shtetit ligjor.
Ndërsa Lumiri përfaqëson një gjeneratë të re lidershipi,
me vizion të qartë, energji dhe përkushtim për të ardhmen e vendit.
Zëri juaj ka peshë.
Vota juaj bën dallimin.
Prandaj, nesër dilni dhe votoni për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më shpresëdhënëse.
Votoni LDK.
Votoni Lumir Abdixhikun.
Faleminderit 🙏

