75 Mall Live Search
12:00 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / k.v

Rama: Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me vendim të tij është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë.

Ai ka thënë se kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale.