75 Mall Live Search
17:48 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / MSH

Rama zoton përkushtim të Shqipërisë në Procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në “X”, ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresit të SPD-së që po zhvillohet në Berlin.

Ai duke shkruar për Procesin e Berlinit, u shpreh se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj tij.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi tutje Rama.