75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 19 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ramadani: Breidablik është konkurent i fortë, shpresojmë në kualifikim

Drita ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

”Intelektualët” do të përballen me skuadrën nga Islanda, Breidablik, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani ka folur në konferencë për media para ndeshjes të së enjetes. Ai ka thënë se ka ndjekur ndeshjet e raundit të parë dhe se Breidablik është konkurent i fortë.

”Kemi ndjekur dy ndeshjet që janë zhvilluar në rundin e parë të Conference League në mes të Tikveshit dhe Breidablikut. Mendojë që Breidablik është konkurent i fortë dhe përparësia e tyre është se ata janë duke zhvilluar ndeshje në kampionat dhe janë në formën e tyre optimale ndërsa për ne është ndeshja e parë zyrtare për sezonin 2024/25.

Gjithsesei kam besim shumë të madhë tek grupi i lojtarëve të mi dhe besoj shumë që me kualitetin që posedojm si ekip, do të arrijmë synimet tona që kemi si klub.

Për këtë ndeshje do të kemi mungesën e sulmuesit Blerim Krasniqi i cili për shkak të kartonave nga ndeshja e fundit ne garat e europes vitin e kaluar por në atë pozitë e kemi sulmuesin tonë të ri Arb Manaj i cili është i gatshëm për këtë ndeshje sikurse të gjithë lojtarët tjerë.

Shpresoj që të jemi ne ata të cilët do të kalojmë tutje.”, ka deklarauar Ramadani./IndeksOnline/