75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

Ramadani dhe Berisha bëhen me trajner të ri te Lecce, merr stolin ish-asistenti i Sarrit

Klubi nga Serie A, Lecce ka gjetur zëndësuesin e trajnerit Roberto D’Aversa pas shkarkimit të tij para dy ditësh.

Bëhet fjalë për trajnerin Luca Gotti, i cili ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi në rast të mbetjes në ligë, shkruan IndeksOnline.

Gotti, së fundmi kishte qenë trajner i Spezias dhe më parë i Udineses, ai ka qenë edhe asistent i shumë skuadrave italiane por edhe asistent i Maurizio Sarrit te Chelsea, ku fituan UEFA Europa League.

Skuadra ku luajnë dy shqiptarët, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha është duke luftuar për mbijetesë në Serie A. Në 28 xhiro, ata kanë grumbulluar 25 pikë në pozitën e 16-të./IndeksOnline/