Ramadani: Dihet kush janë ata që për motive politike e fyen, sulmuan e poshtëruan Policinë e Kosovës

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kujtuar fushatën e vitit 2007 për promovimin e Policisë së Kosovës, me moton “Njerëzit sikur ju, në shërbimin tuaj”, të realizuar nga MPB me mbështetje të OSBE-së.
Ai ka thënë se në atë kohë u vendosën për herë të parë shtesat për rrezikshmëri për Njësitë Speciale dhe se shumë zyrtarë policorë kanë kontribuar për ndërtimin e një force profesionale.
“Kosova nuk ka lindur sot. Policia nuk është krijuar sot. Dihet kush e ka fyer, poshtëruar dhe sulmuar Policinë – jo për arsye etnike, por për qëllime politike”, shkruan Ramadani.
Ramadani ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurimeve shëndetësore, pagat e ulëta, trajnimet e reduktuara dhe pajisjet e paplota, duke kërkuar mbështetje të plotë për Policinë.
Ky reagim i Ramadanit vjen pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipjan, javën e kaluar