75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ramadani: Duam kualifikimin, nuk na intereson loja e bukur

Ramadani: Duam kualifikimin, nuk na intereson loja e bukur

Trajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani, ka folur para ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër skuadrës finlandeze, Liepaja, rival të cilin e ka konsideruar shumë të rrezikshëm.

Ai ka thënë se në ndeshjen e parë, objektivi do të jetë vetëm fitorja dhe nuk i intereson loja e bukur në fushë.

“Rivali me të cilin ballafaqohemi nesër është shumë i fortë. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe t’iu them të drejtën, fare nuk më intereson loja e bukur. Unë dua fitoren dhe pres të kualifikohemi në fazën tjetër. Nesër për mua është ndeshja e parë zyrtare si trajner i Gjilanit dhe dua rezultat pozitiv”, tha Ramadani.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Liepajës zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.