75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / Z S

Ramadani: Duhet një qeveri stabilizuese nga partitë e tjera

Ekspert i sigurisë Burim Ramadani ka thënë se Kosova është në një krizë të thellë institucionale e politike dhe se duhet një qeveri stabilizuese nga partitë e tjera.

Sipas tij, nesër duhet dhënë përgjigje nëse Kosova shmang kolapsin buxhetor, që është në prag dhe që e çon vendin drejt humnerës.

Postimi i plotë:

Duhet një qeveri stabilizuese nga partitë e tjera!

Kosova sot është në krizë të thellë institucionale e politike. Kjo pasojë e bllokadës së shtetit në vitin 2025, por edhe keqqeverisjes dhe izolimit katërvjeçar!

Nesër duhet dhënë përgjigje nëse Kosova shmang kolapsin buxhetor, që është në prag dhe që e çon vendin drejt humnerës.

Duhet dhënë garanci për mirëmbajtjen e sigurisë publike dhe promovimin e sigurisë kombëtare.

Prandaj, besoj se një qeveri stabilizuese është e domosdoshme./Indeksonline/