20:07 / E Shtunë, 04 Prill 2020

Ramadani: Edhe tri javët e ardhshme të prillit janë kritike, qëndroni në shtëpi!

Naser Ramani, drejtor në IKSHPK, ka bërë të ditur edhe tri javët e prillit do të jenë kritike për përhapjen e Covid-19.

Ramadani ka thënë se epedimiologët kanë rekomanduar që deri në fund të muajit prill qytetarët të kenë kujdes të shtuar duke qëndruar në shtëpi, që të luftojnë virusin korona.

“Ne sot e kemi bëtë apelin e fundit, duke parë po grumbullohen qytetarët, por ju kasha lut qe të përmbaheni deri në fund të prillit, pra janë edhe nja tri javë kritike që mund të konsiderohen nga epedimiolgët të rrezikshme.

Andaj qytetarët duhet t’i përmbahen rregullave të jenë të shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm për nevoja dhe të mbajnë distancën 2 metra. Andaj edhe njëherë po apeloj që këto tri javë të mos grumbullohen të qëndrojnë në shtëpi sepse do të kaloj sa më shpejtë që është e mirë neës iu përmbahen rregullave”, ka thënë ai./IndeksOnline/