75 Mall Live Search
21:30 / E Martë, 30 Maj 2023 / MSH

Ramadani falendëron gazetarët për raportimin nga veriu

Deputeti i LVV-së, njëherazi edhe kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani, ka shprehur mirënjohje për gazetarët që po raportojnë në kohë reale nga veriu.

Ramadani thotë se, pavarësisht sulmeve dhe rrezikut, gazetarët po tregojnë vendosmëri dhe trimëri të lartë.

Ky  është reagimi i plotë i tij:

Si kryetar i Komisionit për Media, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të veçantë për të gjithë gazetarët që po raportojnë nga veriu.

Pa marrë parasysh sulmet ndaj tyre dhe rrezikun e vazhdueshëm në të cilin gjenden, ata po tregojnë vendosmëri dhe trimëri të lartë për të raportuar gjithçka në kohë reale.

Si duket shfaqja reale e ngjarjeve nga Veriu po i pengon Vuçiçit që përmes kriminelëve të tij po i sulmon gazetarët pandërprerë.