Ramadani: Fitoren ia dedikojmë kapitenit tonë, ka një mesazh edhe për duelin me Ballkanin

Kanë përfunduar tre takimet e sotme të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.
Prishtina fitoi duelin kryesor kundër Gjilanit me rezultat të thellë 3-0.
Pas ndeshjes dha deklaratë për media edhe trajneri, Zekirija Ramadani.
“Ishte ndeshje e vështirë, duke parë se Gjilani ka futbollistë cilësorë, e dinim se do ishte e vështirë, por kur e pamë fushën çdo gjë ra në plan të dytë pos fitores dhe dëshirës për të marrë pikët”
“Çdo fitore kur nuk merr gol është më e mirë, këtë sukses ia dedikojmë kapitenit, i cili u lëndua dje”
“Skuadrat më të mira deri tashti kemi qenë Ballkani, Drita, Feronikeli dhe ne”
“Kërkojmë tri pikë ndaj një rivali direkt si Ballkani edhe pse ai ka skuadër të mirë dhe individë të rrezikshëm si Daku, por ne jemi Prishtina dhe luajmë vetëm për fitore”, përfundoi ai.