Ramadani flet pas humbjes: Ende s’jemi eliminuar, janë edhe 90 minuta tjerë

Trajneri i Prishtiëns, Zekirija Ramadani ka folur pas humbjes ndaj Llapit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.
Prishtina u mposht 3 me 2 midis ‘Fadil Vokrrit’ ndaj Llapit, shkruan IndeksOnline
Ramadani tha se angazhimi i tepërt i skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Ballkanit në Superligë, ndikoi që në këtë ndeshje të ketë rezultat negativ.
“Llapi nuk ndryshoi, por ndryshuam ne. Ne kishim shumë mungesa. E dhamë maksimumin në Suharekë.. Një humbje e dhimbshme, por e dinimin se do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte. Kemi edhe 90 minuta, ende s’jemi eliminuar nga Kupa. Duhet të harrojmë këtë humbje. Duhet ta menaxhojmë mirë gjendjen e futbollistëve. Duhet t’ia lëmë kohës të shohim nëse jemi në luftë për dy tituj. Po të kishim disa lojtarë, do të ishim ndryshe sot”, ka thënë Ramadani
Kujtojmë që ndeshje kthimit zhvillohet më 21 prill./IndeksOnline/