75 Mall Live Search
17:49 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Ramadani flet pas humbjes nga Drita

Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan bindshëm me rezultat 4 me 1.

Baftiu shënoi një gol, kurse Simonovski kompletoi ‘Hat-trickun’ për skuadrën e Dritës, kurse Zabërgja shënoi për skuadrën e Zekirja Ramadanit.

Trajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani tha se sot gjithçka ishte për të ardhur keq. Ai e pranoi edhe gabimin në formacion.

“Mendoj se gjendja psikologjike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur. Sot nuk kishim asnjë element që mund të themi mirë, zgjedhja në formacion nga ana ime ishte e gabuar, por edhe qasja e futbollistëve ishte për të ardhur keq”, tha Ramadani.