75 Mall Live Search
17:09 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / LB

Ramadani i reagon Hajdarit: Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit

Ish-kryenspektori  i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit.

Kësisoj ai me anë të një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e ministres në detyrë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari  pas paraqitjes sot për herë të dytë  në Prokurorinë Speciale të Kosovës  nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës në rastin e rezervave shtetërore.

“… siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022…… Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, paska thënë sot Rozeta Hajdari.“Dy shtrembërime elementare, që në vazhdimësi dëshmojnë tentim krijim të Lajmeve të Rrejshme dhe fshehje të shkeljeve ligjore nga ana e Qeverisë, përmes Rozeta Hajdarit”.

Ai tha se klasifikimi i informacioneve ndalohet  në rastet konkrete dhe rasti i kontraktimit të bërë nga MINT/Qeveria është tipik i ndaluar.

Sipas Ramadanit, Qeveria përmes Rozeta Hajdarit thotë se kontraktimin në shkurt dhe mars 2022 e ka klasifikuar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

“ Por, ky Ligj që i referohet ajo është miratuar më 9 shkurt 2023, pra 1 vit më vonë!  Çfarë tentim fshehje të shkeljeve ligjore!Çfarë FAKE NEËS tentohet të shpërndahet në ato referenca gjoja ligjore!”, tha ai.