13:52 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Ramadani kërkon që të mbahet “distanca sociale” gjatë konferencës me Presidentin

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar nga gazetarët që ishin të pranishëm sot gjatë konferencës që ai e mbajti me presidentin Hashim Thaçi që të mbajnë distancë. Të njejtën thirrje ai nuk e pati edhe për presidentin, që qëndronte në krah të tij.

Ramadani tha para mediave se kanë rekomanduar që qytetarë të ju përmbahen rregullave, për të qëndruar dy metra larg njëri tjetrit.

“Qytetarët janë rekomanduar që me kontributin e tyre të ju japin forcën më të madhe profesionistëve shëndetësor që të kalojmë krizën sa më shpejtë.

Kemi rekomanduar qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë, duke mbajtur distancë së pari, dy metra që nuk po e shoh këtu edhe po më pengon shumë, sepse jam i rrezikuar, unë nuk kam forcë ekzekutive, prandaj largohuni pak në mënyrë që të jem i lirë që të marr frymë, këtu po ju lus juve që ta interpretoni popullatës dhe çdo qytetari që t’i përmbahen distancës”, tha Ramadani.