75 Mall Live Search
20:11 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ramadani: Kjo humbje nuk dhemb shumë, kundërshtari është nivel tjetër

Feronikeli është eliminuar nga garat evropiane pasi është mposhtur nga Slovan Bratislava me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Zikirija Ramadani pas ndeshjes ka thënë se kjo humbje nuk është më e rëndë se ajo në Ligën e Kampionëve.

Me meritë skuadra sllovake kaloi në rundin tjetër pasi që është në një nivel tjetër“, ka thënë Ramadani.

I përgëzoj lojtarët për atë që kanë arritur deri më tani në garat evropiane“.

“Tash duhet të fokusohemi në kampionat dhe të përgatitemi për sezonin e ri“.

Më shumë na dhemb humbja ndaj The New Saints se kjo sot, pasi që Slovan Bratislava është skuadër e fortë“, tha ndër të tjerash trajneri i Feronikelit. /IndeksOnline/