Ramadani komenton fitoren, shpreson në riaftësimin e Kastriot Rexhes
Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij në javën e 31-të të Ipko Superligës dhe ka paralajmëruar edhe dy takime shumë të vështira në garën për titull.
Tekniku shkupjan gjithashtu foli edhe për lëndimin e Kastriot Rexhës, i cili e lëshoi fushën para minutës së 90-të.
“Jemi duke pritur një barazim nga ndeshja Prishtina – Llapi, do të ishte e mirë për ne edhe pse do të ballafaqohemi me dy skuadrat dhe skuadra që do jetë më pak e ngarkuar dhe do ketë më shumë nerva do të bëhet kampion”, deklaroi fillimisht Zekirija Ramadani.
“Rexha ka pësuar një lëndim dhe ende nuk e dijmë shkallën e lëndimit. Por, besojmë shumë se stafi mjekësor do arrijë që ta riaftësojë për dy ndeshjet e fundit të kampionatit”.
Më tej Ramadani ka shtuar:
“Kur kemi filluar punën në këtë fillim sezoni e kemi planifikuar të luftojmë deri në javën e fundit. Kemi një skuadër të shëndosh dhe kemi punuar shumë për të dalë kampion. Fati ynë varet në katër ditë dhe këto katër ditë do luftojmë për futboll”.
Në kuadër të javës së ardhshme Feronikeli udhëton për tu përballur me Llapin, teksa në javën e fundit e pret Prishtinën.