Ramadani komenton përballjen Drita-Celje: Ishte shorti që kishim dëshiruar
Skuadea e Dritës sot ka mësuar kundërshtarin e 1/16 së finales në Confernece League.
Kampioni i Kosovës në këtë fazë do të përballet me skuadrën sllovene, Celje, shkruan IndeksOnline.
Pas hedhjes së shortit, trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani ka komentuar përballjen me Celje.
Duke pasur parasysh kundërshtarët e tjerë të mundshëm, Ramadani tha se pikërisht skuadra sllovene ishte dëshira e tyre për tu përballur në 1/16 e finales së Conference League.
“Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaar. Donim që tani të shohim edhe forcën e Celjes. Bëhet fjalë për një skuadër që është në vendin e parë në ligën sllovene, me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar, do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën.”, ka deklaruar Zekrija Ramadani.
Kujtojmë që ndeshja e parë do të luhet me 19 Shkurt në “Fadil Vokrri”, ndërsa pas një jave, me 26 Shkurt, Drita do të udhëtojmë në Slloveni, për të zhvilluar ndeshjen e dytë në stadiumin “Stadion Z’dežele”./IndeksOnline/

