75 Mall Live Search
22:09 / E Martë, 13 Korrik 2021 / C E

Ramadani: Luajtëm mirë, në Conference League e kemi më lehtë

Prishtina u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Ferencvarosi me rezultat të përgjithshëm, 6-1.

Kampionët e Kosovës garat do t’i vazhdojnë në Cobference League, ku së shpejti do të mësojnë edhe kundërshtarin.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka qenë i kënaqur me lojën edhe pse rezultati nuk ishte i mirë.

Pranuam tre gola, me lojën duhet të jemi të kënaqur duke e parë kundërshtarin, do të ishte mirë për një barazim duke e ditur që kualifikimi ishte i pamundshëm”, ka thënë Ramadani.

“Duhet të rikuperohet ekipi dhe të jemi të mirë në Conference League, atje t’i matim forcat”.

“Lojtarët duhet të jenë kryelartë pasi që ishte një humbje me dinjitet”.

Kundërshtari i radhës do të jetë më i lehtë pasi në këtë ndeshje ishte shumë i fortë”, tha ndër të tjerash trajneri i Prishtinës.

Në Conference League, Prishtina do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Connahs dhe Alashkert. /IndeksOnline/