75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ramadani me COVID-19, danezët nxjerrin blof FSHF-në: U infektua me kombëtaren

Futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga klubi i tij danez Vejle.

Sipas menaxherit teknik të klubit Jakob Kruger, mesfushori e ka marrë COVID-19 gjatë udhëtimit për në Shqipëri për t’iu bashkuar kombëtares sonë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Jo vetëm kaq, por Vejle raporton se lojtari ka qëndruar në karantinë për një javë në Shqipëri dhe se virusin nuk e ka marrë gjatë kthimit për në Danimarkë.

Përpara ndeshjes me Lituaninë, FSHF-ja hodhi poshtë lajmet se 3 lojtarët e Shqipërisë Ardian Ismajli, Ylber Ramadani dhe Hysen Memolla ishin infektuar me COVID-19. Fillimisht, FSHF-ja publikoi analizat e lojtarit të Vejles dhe Dioshgorit, ndërsa përgjigjet e analizave të Ismajlit u dhanë pas gati një ore.