Ramadani: Me këtë grup, mund të përballemi me çdo skuadër në Kosovë

Pas qëndrimit 14 ditorë në Antalia të Turqisë, ku zhvilloi përgatitjet për edicionin pranveror, Prishtina rikthyer në shtëpi.
Trajneri Zekirija Ramadani u ka dhënë futbollistëve dy ditë pushim. ‘Bardhekaltërit’ do të fillojnë stërvitjet të enjtën për tu bërë gati për takimin e Kupës së Kosovës ndaj Dritës.
Trajneri shkupjan, ka folur rreth fazës përgatitore, transferimeve dhe synimeve në edicionin pranveror në Prishtinën.
“Jam shumë i kënaqur me ekipin dhe punën që kemi bërë në Turqi. Futbollistët kanë punuar shumë mirë. Mankenda dhe John nuk kanë qenë me ne për shkak të dokumentacionit, por Mankenda ka punuar me trajner personal dhe jam i sigurt që është përafërsisht në nivelin e lojtarëve tjerë që ishin me ne. Ndërsa me Johnin herën e fundit që kam folur, nuk është pajisë ende me pasaportë. Edhe nëse vjen para se të fillojë sezoni jam i bindur që nuk mund të luaj disa ditë”
“Sa i përket transferimeve, ne e kemi bërë si parim që futbollistin që e marrim duhet të jetë të paktën në nivel të barabartë me ndonjë që është këtu. Nuk kemi gjetur ndonjë lojtar që bën diferencën andaj nuk kemi qenë shumë aktiv. Kemi shumë kualitet dhe lojtarët me punën që kanë bërë na kanë bindë që kemi ekip të mirë dhe mund të përballemi me çdo skuadër në Kosovë” deklaroi Ramadani për Indeksonline.
Muajin e kaluar, Prishtina mposhti Dritën në finale e Superkupës së Kosovës. Me të njejtën skuadër do të ballafaqohet me 9 shkurt, në kuadër të Kupës së Kosovës.
/Indeksonline/
x
Pas qëndrimit 14 ditorë në Antalia të Turqisë, ku zhvilloi përgatitjet për edicionin pranveror, Prishtina rikthyer në shtëpi. Trajneri Zekirija Ramadani u ka dhënë futbollistëve dy ditë pushim. ‘Bardhekaltërit’ do të fillojnë stërvitjet të enjtën për tu bërë gati për takimin e Kupës së Kosovës ndaj Dritës. Trajneri shkupjan, ka folur rreth fazës përgatitore, transferimeve dhe synimeve në edicionin pranveror në Prishtinën.
“Jam shumë i kënaqur me ekipin dhe punën që kemi bërë në Turqi. Futbollistët kanë punuar shumë mirë. Mankenda dhe John nuk kanë qenë me ne për shkak të dokumentacionit, por Mankenda ka punuar me trajner personal dhe jam i sigurt që është përafërsisht në nivelin e lojtarëve tjerë që ishin me ne. Ndërsa me Johnin herën e fundit që kam folur, nuk është pajisë ende me pasaportë. Edhe nëse vjen para se të fillojë sezoni jam i bindur që nuk mund të luaj disa ditë. Sa i përket transferimeve, ne e kemi bërë si parim që futbollistin që e marrim duhet të jetë të paktën në nivel të barabartë me ndonjë që është këtu. Nuk kemi gjetur ndonjë lojtar që bën diferencën andaj nuk kemi qenë shumë aktiv. Kemi shumë kualitet dhe lojtarët me punën që kanë bërë na kanë bindë që kemi ekip të mirë dhe mund të përballemi me çdo skuadër në Kosovë” deklaroi Ramadani për Indeksonline.
Muajin e kaluar, Prishtina mposhti Dritën në finale e Superkupës së Kosovës. Me të njejtën skuadër do të ballafaqohet me 9 shkurt, në kuadër të Kupës së Kosovës.
/Indeksonline/