Ramadani: Më vjen keq që u eliminuam, por jam krenar për paraqitjen
Drita është eliminuar nga Confernece League, pasi u mposht në dy ndeshje nga skuadra sllovene Celje, me rezultat të përgjithshëm, 6-4.
Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani pas ndeshjes ka thënë se i vjen keq për këtë eliminim por është krenar me paraqitjen e skuadrës së tij, shkruan IndeksOnline.
“Një ndeshje e çmendur, më vjen keq që u eliminuan, por jam krenar që jam trajner i Dritës dhe këtyne djemëve kampionë”
“Për atë që kemi bë deri sot, meritor janë lojtarët. I përgëzoj për angazhimin. I falënderoj edhe tifozët që erdhën nga diaspora për të na përkrahur”, ka deklaruar Ramadani./IndeksOnline/

