Ramadani mund të largohet nga Lecce, ka interesim nga Arabia Saudite

Ylber Ramadani me gjasë mund të largohet nga Lecce në këtë afat kalimtar.
Për mesfushorin kuqezi ka interesim nga skuadra e Arabisë Saudite, më saktësisht skuadrën e Al-Ain FC.
Sipas mediumit italian, të afërt me klubin e Lecces, drejtuesit e klubit arab i kanë kërkuar informacione menaxherit të lojtarit rreth situatës me klubin italian, ndërsa në ditët në vazhdim mund të nisin negociatat për një transferim eventual.
Al-Ain po ashtu duhet të reflektojë për ta bindur lojtarin në krahasim me 1 milion e 200 mijë euro, që pak a shumë ka vendosur t’ia propozojë atij si rrogë vjetore.
Ramadani këtë sezon ka bërë 30 paraqitje me Leccen, ku shënoi 1 gol dhe 1 asistim./IndeksOnline/