75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ramadani: Në 20 vjetorin e Pavarësisë, Kosova do të jetë në NATO

Zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani pas parakalimit të FSK-së dhe Policisë në sheshet e Prishtinës, ka thënë se në 20 vjetorin e Pavarësisë, Kosova do të jetë në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se trupat e Kosovës do të jenë duke ndihmuar paqen në rajone të ndryshme të botës, transmeton Inedeksonline.

Ky është postimi i tij:

Atdhedashuri, krenari dhe dinjitet!

Forca jonë dhe Policia, djem e vajza që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët.

10 vjet shtet ??

Në 20 vjetor, Kosova do të jetë në NATO, ndërsa trupat e Kosovës duke ndihmuar paqen në rajone të ndryshme të botës./Indeksonline/