Ramadani pas barazimit me Omonia: Kemi bërë paraqitje të mirë, shpresojmë të fitojmë ndeshjen e ardhshme
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani në një prononcim për RTK-n, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Omonia-s, por sipas tij, Drita me pak fat ka mundur edhe ta fitojë këtë sfidë.
Drita dhe Omonia luajtën baras 1-1, të enjten mbrëma në ‘Fdail Vokrri’, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Sipas strategut shkupjan e pranon se skuadra qipriote ka përvojë më të madhe se skuadra gjilanase.“Bëhet fjalë për një skuadër me eksperiencë, një moment na ndëshkuan.
Kemi bërë paraqitje të mirë. I përgëzoi lojtarët për angazhim. Shpresoj se tretë do të jetë e vërteta”, tha Ramadani.
“Ne dëshirojmë të arrijmë fitoren e parë në këtë garë, është mjaft e vështirë sepse jemi debutues në këtë garë, por jam i bindur se do të arrijmë fitoren, shpresoj se do të arrihet në Irlandë”, ka theksuar Ramadani.

