75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. A

Ramadani pas fitores ndaj Dritës: Shpresoj të mos iu rritet mendja lojtarëve

Prishtina fitoi 2-0 kundër Dritës në derbin e javës së 21-të në Superligë.

Leotrim Bekteshi dhe Tun Bardhoku shënuan golat e fitores për “bardhekaltërit”.

Trajneri i Prishtinës Zekirija Ramadani shpreson që lojtarët të mos e marrin me eufori këtë ecuri pozitive.

“Është meritë e futbollistëve, dhanë maksimumin. Sa i përket kësaj periudhe të rezultateve pozitive është krejt merita e lojtarëve. Shpresoj që jemi me këmbë në tokë, të mos na rritet mendja. Euforia do të jetë gjë e keqe për ne. Por besoj që lojtarët kanë eksperiencë të ballafaqohen me një situatë të tillë”, deklaroi Ramadani për Art Motion-in.

/Indeksonline/