Ramadani pas masave të reja: Me gjithë dëmet që do bëhen, bashkë do t’ia dalim!

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani ka folur pas masave të reja që ka marrë Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me këtë Institut.
“Me gjithë dëmet që mund të bëhen, këto vendime historike janë vendime që do të ndikojnë dukshëm dhe do të ketë impakt të dukshëm në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Paktin vendimtar e kemi me qytetarët e Kosovës, ku nevojitet një veprim, një kujdes, një sjellje evropiane, ku do të tregojmë se jemi evropianë që ruajmë shëndetin e familjeve tona. Shpresoj dhe besoj se si Institut Kombëtar, kemi bërë të pamundërën dhe do të bëjmë të pamundurën që të kalojmë me sa më pak dëme, me sa më pak humbje”, ka thënë Ramadani.
“Janë vendime që do të ndikojnë në në ruajtjen e shëndetit, edhe me një kusht edhe me një pakt, pra paktin vendimet i kemi me qytetarët e Republikës së Kosovës”./Indeksonline/