22:49 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ramadani pas zgjedhjes kryetar i Vetëvendosjes në Ferizaj: Do të jem i të gjithëve

Përveç në Lipjan, edhe në Ferizaj sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.

Nga ky proces, kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje të Ferizajt, është zgjedhur, Valon Ramadani, i cili është edhe deputet i kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës.

“Të dashur aktivistë dhe aktiviste, sot në një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor anëtarësia e organizatës sonë, sipas parimit një anëtarë një votë, më ka dhënë besimin për të udhëhequr me qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar në Facebook Ramadani,

“Unë dëshiroj të i falënderoj të gjithë aktivistët për punën e bërë gjatë kësaj fushate, dhe njëkohësisht të ju sigurojë që do të jem kryetar i të gjithëve pa dalim moshe apo gjinie”.

“Puna dhe angazhimi do të jetë i vetmi matës në të ardhmen tonë edhe më të suksesshme se në të kaluarën tonë të jashtëzakonshme”.