75 Mall Live Search
19:27 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Ramadani për moton “Mbesim në lidhje”: Thirrje dëshpëruese dhe e pashpresë

Gjatë ditës së djeshme u raportuar në media se një logo në formë të zemrës me mbishkrimin “Mbesim në Lidhje” do të jetë, motoja e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo u bë pasi disa figura të rëndësishme të Lidhjes Demokratike e shpërndanë.

Megjithatë, Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi në një prononcim për Indeksonline mohoi se kjo do të jetë motoja dhe logoja për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në lidhje me moton “Mbesim në Lidhje”, Indeksonline kontaktoi me sociologu e njohur, Shkodran Ramadani, që e quajti si disfatiste këtë qasje të LDK-së me moton “Mbesim në Lidhje”.

“Kjo moto “Mbesim në Lidhje” po më duket shumë disfatiste si qasje. Qëllimi i LDK-se këto zgjedhje nuk qenka me sjell njerëz të rinj në parti, po mbajtja e njerëzve që po ikin drejt VV-së dhe Vjosës. “Na po rrime, e ju shkoni” po ju thonë atyre që po e lënë LDK-në.”

“Shume thirrje e dëshpëruar dhe e pashpresë. Pra po tregon që është në defensivë, e jo në “peshkim” për vota e prurje te reja. Me këtë ka tregu që plaga që ia kanë shkaktuar Albini e Vjosa po i kullon ende. E këtë rast partitë tjera, sidomos VV-ja, do ta shfrytëzojnë mirë dhe do të sillen si predatori me gjahun. Pa mëshirë”, tha Ramadani.

LDK pritet që në ditët në vijim të prezantoj logon zyrtare dhe moton për zgjedhjet e 14 shkurtit./Indeksonline/