75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / Gj Sh

Ramadani për ndeshjet e play-offit: Nuk duhet ti fusim në presion, futbollistët e Kosovës e duan kualifikimin më tepër se secili nga ne

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani ka komentuar shortin e Kosovës për play-offin e Kupës së Botës.

Ai në një prononcim për IndeksOnline tha e Kosova mund të shfrytëzoj këtë mundësi të artë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror.

 ‘’Nuk janë ndeshje të lehta por ka pas mundësi me qenë shorti edhe më i vështirë. Un mendoj se Kosova mund ta shfrytëzon këtë mundësi të artë për kualifikim në Botëror. Duhet menaxhuar mirë se këto ndeshje janë më shumë presion dhe kjo mund te jetë vendimtare për kualifikim.’’, deklaroi Ramadani për IndeksOnline.

Ai tha se nuk e njeh mirë Sllovakinë por beson që Kosova do të kaloj në finale, ku do të përballet me Turqinë, ku sipas tij do të eliminoj Rumaninë.

‘’Nuk mund të flas për Sllovakinë se nuk e njohë, nuk e kam përcjell. Kurse Turqia ka kualitet dhe besoj që finalja do të jetë mes Kosovës dhe Turqisë. Ne si opinion duhet ti ndihmojmë Kombëtares së Kosovës duke mos i futur ata në presion më të madh. Ne duhet të jemi të kënaqur për arritjen deri këtu. Stafi teknik, anëtarët e FFK-së dhe vet futbollistët e dinë çka do të thotë kualifikimi dhe besoni që ata e duan kualifikimin më tepër se secili nga ne.’’, ka theksuar Zekrija Ramadani për IndeksOnline.