Ramadani: Përfshirja e plotë amerikane në dialog, vendimtare
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se përfshirja e plotë amerikane në dialog është vendimtare.
Përmes një statusi në facebook, Ramadani thotë se dilemat e ngritura kohëve të fundit janë krejtësisht të pakuptimta.
Sipas tij, garancia për njohje të ndërsjellët është vet SHBA-ja, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
Përfshirja e plotë amerikane në dialog, vendimtare.
Ndërsa, dilemat e ngritura këndejpari janë krejtësisht të pakuptimta.
Procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohje.
Garanca, sërish, është SHBA-ja.
Kjo është barrë e pamundshme për Brukselin. As nuk kanë vullnetin, as fuqinë, as idenë se çka të bëjnë me këtë proces./Indeksonline/