Ramadani: Prishtinën e vërtetë do ta shihni pas xhiros së katërt

Prishtina ka barazuar 1-1 me Arbërinë në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Zekirija Ramadani ka thënë se tani është herët dhe pas xhiros së katërt ose pestë do të jetë Prishtina e vërtetë.
“Kishim raste për të dalë në avantazh nuk i realizuam ato. Nuk ja nisem mirë por në pjesën e parë barazuam“, ka thënë trajneri i Prishtinës për “Art Sport”.
“Arbëria mori pikën e kërkuar dhe jo rastësisht fitoi në ndeshjen e parë me një trajner me përvojë të madhe“.
“Pas xhiros 4-5 do të fillojmë të realizojmë pasi që tani është ende herët por e mira është që po krijojmë raste“, ka thënë ndër të tjerash Ramadani.
Prishtina në dy xhiro ka grumbulluar katër pikë me një fitore dhe një barazim. /IndeksOnline/