Ramadani selam Munishit: Dritën mund ta mposht vetëm Drita

Drita nëser luan ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës, si mysafire e Dukagjinit.
Trajneri i ”Intelektualev”, Zekrija Ramadani, i ka hedhur ”benzin zjarrit” duke thënë se Dritën mund ta mposht vetëm Drita, shkruan IndeksOnline.
“Kam besim të madh te ekipi dhe kualitetin që e kemi bërë dhe konkurrencën që kemi bërë ne brenda grupit vetëm vetën mund ta mposhtim, kurse asnjë skuadër nuk mund të na mposht. Vetën si mund ta mposhtim?! Me ndonjë gabim individual, me mosqasje serioze, ndonjë neglizhencë gjatë ndeshjes, ndonjë moment ose gjuajtje e pa saktë e jona. Kurse, sa i përket kundërshtarëve respekt maksimal, por kam bindjen se kemi një skuadër që është shumë e vështirë për të na shënu gol e jo për të na mposhtur”, ka deklaruar Ramadani në konferencë për media.
Ndeshja Dukagjini – Llapi, është e vlefshme për javën e shtatë të Superligës, dhe zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, më fillim nga ora 15:00.
Drita deri më tani ka grumbulluar 9 pikë në katër ndeshje, ndërsa Dukagjini ka 6 pikë në po aq ndeshje./IndeksOnline/