Ramadani tregon pse nuk po luan futbollisti më i paguar në Kosovë
Hamed Kone po cilësohet si njëri nga lojtarët më të mirë në Kosovë.
Së fundi edhe analistët të shumtë si dhe trajner kosovar, atë e kanë cilësuar si mesfushorin më të mirë, mirëpo një gjë që habit është se ai nuk inkuadrohet nga fillimi nga trajneri Zekirija Ramadani.
Shumë kush e kishte kritikuar Ramadanin për një zgjedhje të mirë, por ai edhe për ketë ka një përgjigje.
Ramadani u shpreh se forma jo e mirë fizike e detyron që ta mos inkuadroj nga fillimi atë.
“Kone është futbollist shumë i mirë. Por gjendja e tij fizike dhe pesha e tepërt e ka penguar që të jetë në formën e duhur kurse futbollistët të tjerë janë në formë të mirë fizike dhe për atë ai inkuadrohet nga pjesa e dytë .Por kjo s’do të thotë që gjithmonë do jetë për pjesën e dytë, ndonjëherë mund edhe ta fillojë takimin kur të kem bindjen se ka formën dhe duhet të fillon ndeshjen nga fillimi”, u shpreh Ramadani për Gazetën Olle.
Kujtojmë që Kone erdhi tek në fillim të këtij viti, duke u cilësuar si njëri nga transferimet më të bujshme në Superligë.
Feronikeli është në luftë të ashpër me Prishtinën për titullin e kampionit dhe pikërisht pret që lojtar si Hamed Kone ta thojnë fjalën e fundit në këtë betejë. /Indeksonline/