21:16 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Ramadani tregon se a mund të mbahet seanca e Kuvendit të martën

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka dhënë mendimin e tij pasi kryesia e Kuvendit vendosi që të martën të mbahet seanca e Kuvendit me propozimin e PDK-së.

PDK ka thirrur seancë për diskutim rreth propozimit të tyre për pako emergjente që vlen rreth 320 milionë euro.

Ramadani ka thënë se secili institucion merr vendim mbi vazhdimin e punës, dhe se ata e përcaktojnë vet riskun.

‘’Ne kemi dhënë tashmë rekomandimin. Të gjitha indikacionet epidemiologjike ne i kemi përshkruar dhe Kuvendi si çdo institucion tjetër por ne nuk e përcaktojmë rriskun, rriskun e përcakton çdo institucion përgjegjës në bazë të kompetencave të tyre ligjore. Ne ndihmojmë dhe asistojmë në përballimin dhe zbatimin e këtyre rekomandimeve Do të asistojmë edhe të martën në Kuvendin e Kosovës duke matur temperaturën e çdo pjesëmarrësi’’, ka thënë ai në RTK.