19:50 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / LB

Ramadani: Vuçiq e konfirmoi praninë e Wagner në Serbi, ata mund të kenë qenë edhe në Kosovë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, e ka mirëpritur vendimi e qeverisë për të vendosur sanksione ndaj grupit kriminal rus, Wagner.

Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka konfirmuar që Wagner ka pjesëtarë në Serbi, po ashtu ka shtuar se ata kanë mundësi të kenë qenë ndonjëherë edhe në Kosovë.

“Derisa Serbia, edhe konfirmohet publikisht edhe nga presidenti i vet, që është zonë ku operon Wagner, sigurisht që individë të kësaj organizate edhe kanë qarkulluar ndonjëherë në Kosovë”, tha Ramadani në Klan Kosova.

“Për këto madje ka pasur kapje ose elemente të caktuara edhe nga mediat të cilat janë bërë publike. Edhe prej atyre që janë publike, po flas për informacione, ka pasur pamje dhe filmime që kanë qarkulluar”.