75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / LB

Ramazani po afrohet, BIK nis parapërgatitjet

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Pikë kryesore e kësaj mbledhje ishte parapërgatitja për muajin e Ramazanit.

“Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi Zotin për të gjithë mirësitë e dhuruara, e më pas falënderoi edhe të gjithë anëtarët e Kryesisë për kontributin që janë duke dhënë. Ai, nga anëtarët e Kryesisë, kërkoi që edhe më tutje të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të besimtarëve tanë. Anëtarët e Kryesisë paraqitën mendimet dhe idetë e tyre lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen para dhe gjatë muajit Ramazan”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIK.

Njoftimi i plotë:

Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Mbledhja filloi me lutjet dhe me duatë për viktimat e tërmetit të fundit të Turqisë, për shpirtrat e të cilëve u këndua nga një Fatiha.

Pika kryesore e rendit të ditës për të cilën u diskutua gjatë kësaj mbledhje ishte parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi Zotin për të gjithë mirësitë e dhuruara, e më pas falënderoi edhe të gjithë anëtarët e Kryesisë për kontributin që janë duke dhënë. Ai, nga anëtarët e Kryesisë, kërkoi që edhe më tutje të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të besimtarëve tanë. Anëtarët e Kryesisë paraqitën mendimet dhe idetë e tyre lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen para dhe gjatë muajit Ramazan.

Po ashtu, Kryesia e BI-së gjatë kësaj mbledhje shqyrtoi lëndë të ndryshme dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë.