75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 06 Maj 2025 / A. M.

“Rambo” largohet nga Ferizaj – Policia reagon me falënderim publik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka dalë me një njoftim zyrtar pas largimit të qytetarit Bedri Vladi, i njohur për publikun si “Rambo”, nga territori i qytetit. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin, Kanun Veseli.

No photo description available.

Përmes një mesazhi falënderues, Policia ka shprehur mirënjohje për institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile si dhe të gjithë zyrtarët policorë që ndihmuan në këtë rast të ndjeshëm.

Sipas Policisë, ndihma e ofruar për qytetarin me vështirësi të shëndetit mendor është më shumë se një zbatim ligji – është një akt human dhe shembull i përgjegjësisë kolektive ndaj komunitetit.

“Ky është bashkëpunimi që ndërton besim, siguri dhe humanitet,” përfundon deklarata.