11:10 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AD

Ramë Lahaj: Dje e përcolla vëllain për Gjermani, as me i çu ment s’po guxoj se çfarë dhimte kanë familjarët e viktimave në Kroaci

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shkruar një shkrim emocionues në profilin e tij në Facebook, pas aksidentit të djeshëm në Kroaci që la 10 persona të vdekur e shumë të lënduar.

Ai shkruan se dje e ka përcjellë vëllain e tij për në Gjermani, teksa e ka telefonuar rreth 10 herë për ta pyetur se a ka mbërritur mirë. Gjithashtu shton se spo mundet ta mendojë  se çfarë dhimte kanë familjarët e viktimave në Kroaci.

Postimi i tij i plotë:

Dje me sabah e përcolla vllaun e dyte per Gjermani. Nji nat’ përpara u mundova me i ba pak muhabet, ia shtrova nji darke, e ia knova do kange qe i ka per qef – se e kish shkrumu malli qe nji vjet.

Per me ba ma me shume shyhret percjelljen e tij per gyrbet u mledhen krejt anetaret e familjes, ani pse Nana s’mujti me na u bashku. S’mujti se e kan lane kamte tu nga mas neve, i ka rrite 8 fmije. Po na se nalem shyhretin tu e dite qe ajo lumturohet kur e din qe na po knaqem.

E dje gjate dites morra vesh per aksidentin ne Kroaci ! Me njiqin pune rreth festivali, nuk mujsha me u nal’- e u permbajsha, po mrena isha mush’ tan lot vaji. M’doket nja dhjet here e kam thirre vllaun me e vertetu qe o mire.

As me i qu ment spo guxoj se çfare dhimte kan familjart e tyne. Spo guxoj se s’jam qaq i fort’. Po Zotit pi lutna qe shpirtat e tyne t’bardhe me gjete qetsine ne parajse.

Krejt familjarve e bashkatdhetarve ngushllimet ma t’sinqerta. Zoti u dhashte foce e gajret.